PLANET FITNESSKorçë

NDRYSHIMI MIDIS MOTIVIMIT DHE DISIPLINËS

Zbulo pse motivimi nuk mjafton dhe si disiplina dhe hapat e vegjël — si historia e zonjës 110 kg — çojnë në transformim të vërtetë.

Hyrje

Pse po e nis stërvitjen — ndryshimi midis motivimit dhe disiplinës?

Zakonisht kur dikush nis stërvitjen është i motivuar përshkak se ka ndodhur diçka ditët e fundit:

  • Mund të jetë bullizuar për peshën e tepërt ose tallur për trupin e dobët
  • Ka parë një figurë fitnesi në rrjetet sociale dhe dëshiron të arrijë trupin e tij
  • Të gjithë në fillim duan të futen me kokë palestrës — 6 herë në javë, seanca të forta stërvitore.

    Problemi i motivimit

    Motivimi nuk zgjat. Kur të bjerë, ti do ta lesh palestrën. Gjithashtu lodhja intensive do ndikojë tek humori jot.

    Për dikë që s'ka bërë hiç stërvitje dhe bën një ndryshim drastik duke filluar 6 herë në javë, mund të shkojë në atë pikë sa t'i vijë ushqimi në gojë kur do të nisë përsëri stërvitja.

    Këshilla: Merr hapa të vegjël dhe aq sa e ndjen ti të nevojshëm. Edhe 1 herë në javë mjafton për të nisur ndryshimin.


    Historia e Zonjës 110 kg

    Një zonjë erdhi dhe kërkoi të nisë stërvitje — ishte mbi peshë 110 kg dhe e kishte të qartë çfarë donte. Ajo kërkoi të stërvitej vetëm 1 herë në javë dhe asgjë më shumë. Kur i shihte veglat me frikë dhe njerëzit që ushtroheshin me ndrojtje — gjithsesi, 1 herë në javë ishte e pranueshme. Kaq sakrificë mund ta bënte.

    Ajo vazhdoi kështu për disa muaj, dhe më pas vetë kërkoi 2 herë në javë, pastaj 3 herë. Gradualisht asaj po i shikonte stërvitja dhe filloi të bënte ndryshime dhe të vinte me dëshirën e saj.

    2 vitet e para ajo nuk humbi asnjë kilogram. Por ishte vazhdimisht aktive nëpër eventet sociale që zhvillonte palestra. Kështu u shoqërizua me anëtarë të tjerë dhe u njoh me ambientin. Viti i 3 ishte viti i ndryshimit të saj — duke u dobësuar dhe forcuar gradualisht. Deri sot vazhdon e pavarur, e angazhuar në sporte si hiking dhe çiklizëm, me një trup të dobët dhe të shëndetshëm.

    Mësimi

    S'është nevoja të marrësh me nxitim. Ne trajnerët shpesh gabojmë duke përciellë mesazhin që duhet të jesh i motivuar dhe të bësh gjithçka menjëherë.

    Çdo njeri duhet t'i japë kohë vetes. Stërvitja është për gjithë jetën — jo për të bërë 1 vit dhe ta lemë.


    Nëse do ndihmë

    Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE ju qëndron "në koka" dhe ju ndihmon të ecni në rrugëtimin tuaj të dobësimit. REGJISTROHU SOT NE PALESTËR.

    DO MË SHUMË?

    Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.

    Regjistrohu Falas →

    Artikuj të Ngjashëm