METODE E RE DIETE: DIETA FLEKSIBILE
Zbulo si funksionon dieta fleksibile, avantazhet dhe disavantazhet e saj, dhe nëse është metoda e duhur për ty.
Hyrje
Keni dëgjuar ndonjëherë për dietën fleksibile? Para se të mendoni që po përshkruaj një dietë e cila mund të jetë çelsi për dobësimin tuaj, ju duhet të kujtoni çfarë kemi thënë ne për dietat.
Çdo dietë ka të mirat e saj dhe të këqijat. E rëndësishme është që dieta të përshtatet me ju dhe stilin tuaj të jetesës. Sepse çelsi i suksesit me një dietë është sa gjatë e mban ti atë dhe nqs një dietë është e përshtatur sipas stilit tënd të jetesës ti ke prirje ta mbash atë më gjatë.
Pra dieta fleksibile s'mund të jetë për këdo por është e aplikueshme në raste të caktuara. Cilat janë këto raste? Unë po përshkruaj këtë dietë dhe ti mund të shohesh nqs është për ty ose jo.
Dieta fleksibile ashtu siç vetë emri nuk ka kufizime në llojin e ushqimit që ti mund të konsumosh. Por ka kufizime në sasinë e tij.
Ne dimë që, nga faktorët për të rënë në peshë është deficiti kalorik — për këtë arsye edhe në dietën fleksibile ti duhet të kesh një sasi të përcaktuar kalorish.
Brenda kalorive që ti ke caktuar ti mund të hash çdo ushqim që dëshiron, por pa kaluar pragun e kalorive të cilat të duhen të marrësh për të rënë në peshë.
Shembull: nqs ti duhet të marrësh 1200 kalori që të biesh në peshë, ti mund të konsumosh hamburger, ëmbëlsira, perime dhe fruta — gjithçka që ti dëshiron, thjesht të qëndrosh në 1200 kalori.Kujdes me densitetin kalorik
Në dietën fleksibile ti duhet të kesh parasysh të mos përdorësh justifikimin që mund të hash gjithçka dhe të konsumosh ushqime të dendura me kalori dhe me pak vlera ushqyese.
Psh, ti vërtet mund të hash ëmbëlsira. Por një ëmbëlsirë mund të japë 300 kalori dhe ti ngelesh me 900 kalori për të konsumuar ushqimet të tjera.
Problemi është që ëmbëlsirat dhe ushqimet e procesuara harxhojnë shumë shpejt "kreditin" tënd kalorik. Kështu që ti merr pak ushqim, shumë kalori dhe ndjehesh i uritur.
Gjithashtu këto ushqime pothuajse s'kanë aspak vlera ushqyese dhe në mënyrë direkte ti përkeqëson shëndetin sepse s'merr vitaminat dhe mineralet e nevojshme.
Pra ti duhet të krijosh një balancë dhe të kesh parasysh çfarë ha.
Llogaritja e kalorive
Edhe pse dieta fleksibile të jep ty mundësinë të konsumosh çfarë të duash, ti duhet të llogaritësh kaloritë. Llogaritja e kalorive mund të shihet si punë në përgjithësi.
Ushqimet llogariten duke i peshuar në peshore ushqimore dhe duke parë katalogun e ushqimeve sa kalori ka një ushqim i caktuar për sasi të caktuar.
Shembull: ti mund të konsumosh mish, e peshon, ai del 300g, sheh katalogun e ushqimeve dhe 300g mish kanë 400 kalori. Kështu që nga 1200 — i cili është "krediti" jot — ty të kanë ngelur edhe 800 kalori.A mund të dobësohem duke konsumuar ëmbëlsira?
Po, mund të dobësohesh sepse në fund të ditës për t'u dobësuar më shumë rëndësi ka sasia e kalorive — por ky dobësim nuk do ishte shumë i shëndetshëm nqs shumica e kalorive vijnë nga ushqime të konservuara, të procesuara dhe me pak vlera ushqyese.
Për kë është dieta fleksibile?
Në opinionin tim dieta fleksibile është shumë e mirë për individët të cilët:
Kjo intuitë shmang nevojën e llogaritjes të kalorive — dhe që kjo intuitë të krijohet ti duhet të kalosh një kohë të gjatë duke llogaritur ushqimin vetë.
Praktikisht ti mund ta bësh këtë dietë me një nutricionist i cili i njeh mirë kaloritë e ushqimeve. Ti thjesht bën foto ushqimet e peshuara ose thjesht foto pa i peshuar dhe ja nis nutricionistit në kohë reale. Nutricionisti më pas të udhëzon sa kalori kanë mbetur, nqs duhet të hash më shumë ose të ndalosh së ngrënit.
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. Planet Fitness Korçë është në dispozicionin tuaj për çdo pyetje që keni. REGJISTROHU SOT NE PLANET FITNESS KORCE.
DO MË SHUMË?
Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.
Regjistrohu Falas →