PLANET FITNESSKorçë

E VËRTETA: TI MUND TË JETOSH PA KARBOHIDRATE GJITHË JETËN

Zbulo pse karbohidratet nuk janë të domosdoshme për mbijetesë, rolin e tyre në stres dhe pse frutat janë zgjidhja më e mirë.

Hyrje

Karbohidrate? Nqs mendojmë për këtë fjalë mund të na shkojë mendja tek ëmbëlsirat, frutat ose perimet — por me shumë mundësi tek ëmbëlsirat.

Ëmbëlsirat janë ato të cilat ne në përgjithësi i duam shumë, dhe arsyeja përse regjimi ynë ushqimor prishet dhe shtojmë në peshë.

Konsumi i ëmbëlsirave nga shumë prej nesh përdoret si mënyrë për të luftuar stresin ose për të kaluar ato ditët e vështira të muajit.

Pavarësisht sa shumë ne i duam ato, karbohidratet janë i vetmi burim ushqimor pa të cilin trupi s'ka të domosdoshme për të mbijetuar.

Jetë pa karbohidrate — a është e mundur?

Po! Trupi ynë s'ka nevojë për karbohidrate për të mbijetuar — ato s'janë të domosdoshme. Nqs ne nuk hamë karbohidrate dhe konsumojmë vetëm proteina dhe yndyrna, trupi ynë mund t'ja dalë më së miri.

Për këtë arsye dietat "Keto" janë të njohura:

  • 60–70% yndyrna
  • 30–40% proteina
  • Pothuajse pak ose aspak karbohidrate
  • Arsyeja pse karbohidratet nuk janë të domosdoshme: trupi mund të prodhojë energjinë e tyre nëpërmjet yndyrnave. Karbohidratet janë të zëvëndësueshme — por s'mund të themi të njëjtën gjë për yndyrnat.

    Yndyrnat janë të domosdoshme për balancën hormonale. Nqs kjo balancë nuk ekziston, trupi përjeton probleme të ndryshme.

    Roli i karbohidrateve: Luftimi i stresit

    Edhe pse karbohidratet nuk janë të domosdoshme, ato luajnë një rol të rëndësishëm — veçanërisht në përballimin e stresit.

    Karbohidratet ulin nivelin e kortizolit (hormoni i stresit). Kur ne kemi kryer një stërvitje intensive, nqs konsumojmë karbohidrate pas saj, stresi i stërvitjes përballohet më lehtë.

    E njëjta gjë ndodh edhe për problemet sociale dhe psikologjike.

    Si ta aplikosh këtë në jetën e përditshme

    Nqs ke stres dhe dëshiron të konsumosh diçka të ëmbël → konsumo fruta.

    Frutat gjithashtu kanë karbohidrate por përmbajnë edhe fibra. Kështu frutat:

  • Të japin karbohidrate që të ulësh stresin
  • Të japin ngopje që të mos konsumosh më shumë ushqim
  • Cikli i rrezikshëm i ëmbëlsirave

    Ëmbëlsirat kanë sheqer industrial — i vështirë të tretet nga trupi, i cili e stresuar akoma më shumë trupin. Ti hyn në një cikël:

    1. Ha ëmbëlsira sepse je e stresuar → nuk të japin ngopje

    2. Merr shumë kalori → sheqeri rrit stresin

    3. Stresi i rritur → etje për më shumë ëmbëlsira

    4. Merr edhe më shumë kalori

    Ha fruta në vend të ëmbëlsirave!


    Nëse do ndihmë

    Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE është një palestër e dedikuar për të ndihmuar të gjithë anëtarët e saj. Ndodhemi në Korçë dhe jemi në dispozicionin tuaj. Ju presim!

    DO MË SHUMË?

    Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.

    Regjistrohu Falas →

    Artikuj të Ngjashëm