PLANET FITNESSKorçë

PSE DIETA JOTE NUK PO FUNKSIONON: DIETA DRASTIKE

Zbulo pse dietat drastike dëmtojnë metabolizmin dhe masën muskulore, dhe si të kalosh nga dietë në regjim ushqimor të vërtetë.

Hyrje

Pse dieta jote nuk po funksionon?

Fjala "dietë" është si një banor që jeton pa qera në veshin e dikujt që është mbipeshë ose dëshiron të dobësohet. Statistikat në Shqipëri tregojnë që 28% e femrave kanë probleme me peshën.

Statistikat botërore tregojnë shifra akoma më të frikshme — edhe pse ne dimë çdo gjë që duhet të bëjmë për të rënë në peshë, siduket kemi vështirësi në implementimin e tyre. Dhe me shumë mundësi nqs ti je pjesë e këtij grupi, duhet të kesh të njëjtin qëllim — qoftë të heqësh 5 kg ose 10 kg+.

Dieta vs Regjimi Ushqimor

Kur ne dëgjojmë "dietë" direkt na shkon mendja tek një metodë ushqimore ku jemi duke ngrënë pak. Disa nga ne i tremben kësaj idesë.

"Unë dietat s'do i mbaj kurrë!" — Tha një klient. "Kam një shoqe e cila mbajti një dietë që hante të njëjtën gjë gjithë ditën por me pakicë: mollë dhe bajame në mëngjes, mollë dhe bajame në drekë dhe darkë."

Por ti nuk ke nevojë për dietë — ke nevojë për regjim ushqimor. Regjimi ushqimor për mua është si plan ushqimi që ndërtohet sipas nevojës tënde.

Regjimet e sakta ushqimore marrin parasysh:
  • Punën që ti bën
  • Aktivitetin fizik gjatë ditës
  • Stresin dhe burimet e tij
  • Gjëndjen hormonale
  • Cilësinë e gjumit
  • Shumë zakone të tjera individuale
  • Me dieta ti mund të bihesh në peshë — ndërsa me regjime ushqimore ti mund të djegësh dhjam!

    Ndryshimi midis humbjes në peshë dhe djegies të dhjamit

    Ndryshimi midis humbjes të peshës dhe djegies të dhjamit është i madh.

    Kur ne biem në peshë, trupi ynë mund të heqë ujë, muskuj dhe dhjam. Kjo është problem sepse masa muskulore është e çmuar për ne dhe nuk duhet ta humbasim.

    Kjo gjë arrihet lehtë duke mbajtur dieta drastike që pothuajse nuk ha fare — këto dieta të japin rezultate por të penalizojnë në të ardhmen. Penalizimi ndodh sepse masa muskulore nqs bie, mund të ulë metabolizmin tuaj.

    Dhe është shumë e vështirë ta ndërtosh përsëri metabolizmin dhe masën muskulore pas një periudhe 3–4 muaj me dieta drastike.

    Dy gjërat më të rëndësishme për djegien e dhjamit

    1. Masa muskulore

    2. Metabolizmi

    Regjimi ushqimor është një program që merr parasysh këto duke ruajtur në maksimum metabolizmin dhe masën muskulore dhe synon t'i rrisë ato. Këtë e bën duke ndjekur strategji bazuar në periudha — psh çdo javë regjimi ushqimor ndryshon që t'i përshtatet trupit tuaj.

    Nqs dëshiron të ruash sa më shumë masën muskulore, mundohu që dietat me pak ushqim të mos zgjasin më shumë se 2–3 javë, dhe 1–2 herë në javë të kryeni ushtrime force ose palestër për 1 orë në ditë.

    Gjithashtu shmang aerobinë, kardio, HIIT — ose bëj vetëm 1 prej tyre një herë në javë. Pas çdo seance stërvitore sigurohu të kesh një vakt sa më të shëndetshëm të mundshëm dhe gjumi të mos neglizhohet.

    Cikli i dietave drastike

    Tentativa jote e parë për të rënë peshe me një dietë drastike ka funksionuar — mund të kesh humbur 10 kg+. Por përsëri ti e ke marrë atë peshë duke e prishur sado pak dietën.

    Kjo nis një cikël ku trupi yt sa vjen e reagon më pak për çdo dietë që ti përdor, derisa tani ti mund të humbasësh vetëm 2–3 kg për çdo dietë të re.

    Mbaj mend 2 gjëra:

    1. Dietat drastike nuk funksionojnë përgjithmonë

    2. Ato nuk marrin parasysh stilin tënd të jetës

    Ti duhet të kesh një program që të mëson si ta mbash peshën për gjithë jetën.

    Programi ynë është i ndarë në 3 faza:

    1. Faza e parë rregullon trupin që të reagojë përsëri

    2. Faza e dytë shkrin dhjamin

    3. Faza e tretë të mëson si ta mbash peshën e re


    Nëse do ndihmë

    Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE ju ndihmon në menaxhimin e regjimit tuaj ushqimor, duke ju këshilluar deri në planifikimin personal të regjimit tuaj. REGJISTROHU SOT NE PLANET FITNESS KORCE.

    DO MË SHUMË?

    Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.

    Regjistrohu Falas →

    Artikuj të Ngjashëm