GJENETIKA DHE MBIPESHA: A DO JESH PËRGJITHMONË MBI PESHË?
A është gjenetika arsyeja pse jeni mbipeshë? Zbuloni të vërtetën mbi metabolizmin, dietat drastike dhe ciklin e shtimit të peshës.
Hyrje
Gjenetika dhe mbipesha.
Është faji i gjeneve tona që jemi mbipeshë?
Kohët e fundit ne po vuajmë nga një epidemi obeziteti në gjithë botën. Zakonisht fajin hedhim tek gjenetika, duke e justifikuar veten që s'kemi shumë në dorë për t'u dobësuar.
Por 60 vjet më parë, ne nuk kishim një problem obeziteti në botë — dhe brenda kësaj kohe gjenetika jonë nuk mund të ndryshojë aq shpejt. Ne kemi afërsisht 6.000.000 vjet evoluim, dhe 60 vjet janë një grimcë në këtë hapësirë kohore.
Ajo që ka ndryshuar gjatë këtyre viteve është industria ushqimore. Praktikisht ti me një çokollatë mund të marrësh afërsisht 300 kalori shumë lehtë — sasi afërsisht e njëjtë me një vakt normal në tryezë. Gjithashtu këto ushqime nuk janë të pasura me vlera ushqyese dhe s'të lënë të ngopur.
Mesazhi kryesor: mbipesha është më shumë përshkak të jetës dhe rrethanave të përditshme se sa nga gjenetika jonë.
Dieta Drastike dhe Metabolizmi
Sikurse ne marrim këtë peshë, ashtu duam edhe ta heqim — dhe zakonisht ndjekim dieta drastike.
Dietat drastike mund t'i përkufizojmë si: kombinim ushqimesh në sasi shumë të vogël për një kohë të caktuar.
Këto dieta ndikojnë në metabolizmin tonë, duke e bërë atë të ngadaltë. Për të kuptuar si ngadalësohet metabolizmi, duhet ta shohim ushqyerjen nga perspektiva e trupit.
Objektivi biologjik i trupit është të mbijetojë. Metabolizmi janë të gjitha proceset biokimike dhe jetësore që ndodhin në nivel qelizor për të siguruar vazhdimin e jetës. Këto procese kërkojnë domosdoshmërisht energji.Si reagohet trupi ndaj dietave
Trupi fillon të shfrytëzojë mekanizma të caktuar që të parandalojë sa më shumë humbjen e energjisë. Shumë kohë më parë, ushqimi nuk ka qënë gjithmonë i disponueshëm — trupi jonë ka ndërtuar mekanizma për t'i mbijetuar urisë.
Pasojat e dietave drastike:1. Trupi ngadalëson të gjitha proceset metabolike (përdor më pak energji)
2. Kur mbaron dieta → faza e restaurimit → pesha kthehet menjëherë
3. Trupi rrit numrin e qelizave dhjamore për të ruajtur më shumë dhjam në të ardhmen
Për këtë arsye shumë individë pas dietës jo vetëm shtojnë peshën e humbur, por marrin edhe më shumë kg se sa ishin më parë dhe e kanë më të vështirë të bien përsëri.
Konkluzion
Çfarë duhet të kesh parasysh:
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE ju ndihmon në çdo hap që ju hidhni drejt rrugës së fitnesit — duke ju qëndruar në koka gjatë stërvitjes dhe duke ju udhëzuar në çdo moment.
DO MË SHUMË?
Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.
Regjistrohu Falas →