ECJA ËSHTË MBRETI: JA PSE DUHET TË BËSH 10.000 HAPA NË DITË
Zbulo pse ecja është ushtrimi më i mirë për dobësim, veçanërisht për ata me stres të lartë dhe programe shumë intensive.
Hyrje
Ecja është mbreti i ushtrimeve!Ti dëshiron të humbësh peshë — dhe peshë kryesisht mund të humbësh nëpërmjet regjimit ushqimor dhe planit stërvitor.
Le të qëndrojmë tek plani i stërvitjes. Në botën e Fitnesit janë qindra metoda dhe ushtrime që ti mund të zgjedhësh për tu dobësuar, por kjo shumëllojshmëri të bën akoma më konfuz: cila është e duhura për ty?
Dikush që dëshiron të bjerë në peshë zakonisht është i motivuar nga emocionet dhe kur merr një sugjerim nga një i afërm për të zgjidhur problemin e tij, është i prirur ta ndjekë atë sugjerim edhe nqs ky i fundit nuk është i duhuri.
Të gjitha ushtrimet në fakt janë të mira, por varet kush i përdor dhe si i përdor. Ne kemi kërkesa dhe qëllime të ndryshme të cilat ushtrimet duhet të përputhen me qëllimin tonë.
Tre problemet kryesore
Unë kam biseduar me shumë anëtarë dhe në përgjithësi kam parë këto probleme:
1. Shumica janë duke ngrënë shumë pak
2. Janë duke praktikuar shumë kardio, aerobi dhe HIIT
3. Kanë stres të lartë prej punës, familjes dhe jetës shoqërore
Vajzat që hyjnë në të 3 kategoritë kanë nivele stresi të larta, sepse trupi e konsideron stres të hash pak dhe të stërvitesh shumë. Dhe sa më i lartë të jetë stresi në sistem, aq më shumë trupi refuzon të humbë peshë.
Pse ecja funksionon
Stërvitja HIIT, kardio, aerobi përjetohet si një stres më vete. Ty të duhet një aktivitet fizik që nuk është i stresueshëm për trupin dhe në të njëjtën kohë të djeg kalori.
Për këtë arsye ecja quhet mbreti i ushtrimeve. Ecja nuk të ngarkon fizikisht, është ushtrim i lehtë, mund të bëhet kudo dhe të gjithë dinë ta bëjnë.
Ka raste që anëtarëve të palestrës u kam caktuar vetëm ecje dhe kemi arritur rezultate më të mira se sa aerobia ose HIIT.
Tani mos më keqkuptoni — ecja nuk funksionon sepse është magjike, por sepse ajo nuk konsiderohet si stres i tepërt nga trupi. Dhe sa më pak stres ti ke, aq më tepër reagon trupi ndaj humbjes të peshës.
Rekomandimi praktik
Në përgjithësi për gratë dhe vajzat që hyjnë në këtë kategori, për mua ideale është:
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS është në dispozicionin tënd me gjithë stafin e saj. REGJISTROHU SOT.
DO MË SHUMË?
Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.
Regjistrohu Falas →