AJO ÇFARË PO NËNVLERËSON MË SHUMË: DITËT E PUSHIMIT
Zbulo pse gjumi ekstra në fundjavë të bën të lodhur — shkenca e hormoneve dhe rëndësia e ruajtjes së rutinës.
Hyrje
Shkroi: Johan GongoPërshëndetje të gjithëve — sot dua t'ju flas për ditët e pushimit dhe gjumin.
Kur ne kemi pushim, jemi të gëzuar pjesërisht nga fakti që të nesërmen në mëngjes mund të flemë pak më shumë. Por sa herë, në ditët tona pushim gjumi na del më shpejt.
Gjithashtu të premteve ose të shtunave ne mund t'ja lejojmë vetes të qëndrojmë pak më vonë zgjuar — dhe të nesërmen të flemë më shumë në mëngjes. Por pasi kemi ndryshuar rutinën në fundjavë duke fjetur disa orë ekstra, çuditërisht mund të zgjohemi me kokë të rëndë dhe të lodhur.
Pse kur fle më shumë në mëngjes më dhemb koka? Pse kur fle më gjatë nuk ndihem më i çlodhur?
Shkenca e Hormoneve dhe Gjumi
Problemi qëndron tek ritmi hormonal. Hormonet e trupit tonë duhet të prodhohen në momente të caktuara gjatë orëve të caktuara të ditës. Janë 54 hormone të cilat duhen të organizohen!
Organizimi i këtyre hormoneve ndodh nëpërmjet dritës. Drita e diellit që hyn te syri ynë është tregues kryesor që trupi mbështetet për të prodhuar hormonet. Kur kjo dritë errësohet trupi merr sinjal për të prodhuar hormonet e tjera.
Gjithashtu temperaturat ndikojnë në prodhimin e hormoneve — në fillimin e ditës rriten dhe natën ulen.
Çfarë ndodh kur e ndryshon rutinën
Kur qëndron natën zgjuar më shumë:Errësira stimulon prodhimin e hormoneve të gjumit dhe të rikuperimit — por ti prish këtë balancë duke qëndruar zgjuar dhe duke i kërkuar trupit të vazhdojë punën. Natën temperatura ulet, sinjalizon trupin të bjerë në qetësi — por ti je në lëvizje.
Kur flesh 2–3 orë më shumë në mëngjes:Ndërkohë që ti je në gjumë, drita e diellit rritet duke sinjalizuar prodhimin e hormoneve — por ti je në gjumë dhe pengon procesin. Temperatura gjithashtu rritet dhe sinjalizon prodhimin e hormoneve — por ti je akoma në gjumë.
Gjithçka që ti bën për të dalë nga rutina jote çon trupin në çrregullime hormonale të cilat të bëjnë me dhimbje koke dhe lodhje.
Zgjidhja
Për këtë arsye, pavarësisht që je pushim, ti duhet të mbash rutinën tënde. Mos e ndryshoni atë!
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. Planet Fitness Korçë ju ndihmon në çdo hap që hidhni drejt një jete të shëndetshme. REGJISTROHU SOT dhe përfito nga shërbimet tona dhe dedikimi ynë.
DO MË SHUMË?
Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.
Regjistrohu Falas →