SI TË FLESH MIRË? HAPA PRAKTIKË PËR GJUMË TË CILËSISHËM
Zbulo pse gjumi i hershëm është thelbësor për muskuj dhe shëndet — hapat praktikë për të manipuluar ambientin dhe kapur pikun e hormonit të rritjes.
Si të flesh mirë?
Gjumi është i pari në çdo regjim.Imagjino: në më shumë se 6 milion vite evoluim, ne kemi pasur gjithmonë nevojë të bëjmë mbi 7 orë gjumë për të funksionuar mirë. Ti duhet të fillosh të flesh herët dhe të zgjohesh herët — është e vetmja mënyrë.
Pse ble ushqime të shëndetshme ose suplemente të shtrenjta kur ti nuk ke disiplinë të flesh që në orën 22:00? Në stërvitje raporti qëndron 1 stërvitje / 2 rikuperim. Nëse nuk rikuperohesh plotësisht, nuk je gati për stërvitjen e radhës.
S'ka asnjë saunë, terapi masazhi, drogë apo substancë e cila të rikuperon ty më shumë sesa gjumi.
Si ta manipulosh ambientin për gjumë më të shpejtë
Kur nuk të zë gjumi, mund të ndikosh te ambienti:
1. Errëso dhomën 1 orë para gjumit dhe qëndro në të
2. Temperatura e dhomës të mos jetë shumë e lartë — mjaftueshëm sa të durosh një mbulesë
3. Hiq pajisjet elektronike (telefon, kompjuter, iPad) 1 orë para gjumit
4. Vendos telefonin në modalitetin "aeroplan" dhe fike dritat e kuqe (TV, charger)
Pse manipulimi i ambientit funksionon?
Trupi ynë reagon ndaj stimujve të jashtëm. Si e kupton trupi kur duhet të flejë kur nuk ka orë?
Nëpërmjet dritës dhe temperaturës.Kjo është arsyeja pse ti zgjohesh nga drita e mëngjesit. E njëjta logjikë funksionon edhe anasjelltas.
Pse duhet të flemë herët — çështja e hormoneve
Hormoni i rritjes kap pikun e tij zakonisht rreth orës 22:00. Ky hormon është përgjegjës për:Për këtë arsye ti duhet të flesh herët nëse stërvitesh — për të kapur këtë pikë dhe shfrytëzuar hormonin e rritjes në maksimum.Sa më shumë të depozitohet hormoni i rritjes, aq më të mëdha bëhen gjymtyrët dhe muskujt tanë.
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE — regjistrohu sot dhe fillo rrugëtimin drejt një jete më të shëndetshme.
DO MË SHUMË?
Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.
Regjistrohu Falas →