GJUMI: ARTIKULLI QË S'DO TA LEXOSH NDONJËHERË
Zbulo si gjumi ndikon në peshën, zemrën, imunitetin dhe produktivitetin — dhe 5 hapa praktikë për ta rregulluar.
Hyrje
Gjumi është faktori kryesor për të pasur një jetë të shëndetshme — dhe nqs dëshiron të dobësohesh, ti fillimisht duhet të jesh i shëndetshëm.Pyete veten: "Çfarë po bëj unë gabim që po qëndroj mbi peshë apo s'po heq dot ato kg e fundit?" Mendja jote do të përgjigjet çfarë je duke bërë gabim.
Dhe një pengesë ku pothuajse të gjithë kemi problem është gjumi — sepse sot 1 në 2 vetë marrin më pak gjumë se sa kanë nevojë.
Gjëndja emocionale dhe produktiviteti
Nqs je tip emocional dhe acarohesh shpejt — duke rregulluar gjumin ti rregullon edhe gjëndjen tënde emocionale.
Gjithashtu gjumi të ndihmon me produktivitetin gjatë ditës. Nqs ti punon në një kompani dhe fle pak gjatë natës, kjo të bën të zgjedhësh detyra më të lehta duke shmangur punën që duhet të bësh.
Drejtuesit dhe gjumi
Është vënë re tek drejtuesit e kompanive që ata të cilët marrin më pak orë gjumë janë më pak të pëlqyer nga punëtorët. Kjo sepse sjellja e tyre është e prerë dhe e shkurtër — pasi nuk kanë "nerva" të merren ose të dëgjojnë kolegët.
ADHD dhe nxënësit
Mungesa e gjumit mund të japë të njëjtat efekte si sëmundja ADHD — dhe shpesh herë individët që diagnostikohen me këtë sëmundje thjesht kanë mungesë gjumi.
Tek një shkollë ku mësimi u shty 1:30 orë (nisi në 9:00 nga 7:30 që ishte më parë) — aksidentet rrugore u pakësuan me 70% dhe nxënësit ishin më të prirur për të marrë informacion dhe rezultate më të mira.
Qelizat kanceroze dhe Alzheimer
Qelizat kanceroze shtohen kur ti nuk fle mjaftueshëm gjumë — trupi humbet imunitetin ndaj tyre. Gjithashtu dikush që fle pak ka më shumë mundësi të vuajë nga sëmundjet e Alzheimerit në të ardhmen.
Obeziteti dhe mbipesha
Mungesa e gjumit ndikon tek obeziteti. Individët të cilët marrin më pak gjumë kanë tendencën të konsumojnë 100–300 kalori më shumë gjatë ditës. Në një vit përfundon me 4–6 kg dhjam më shumë.
Gjumi dhe zemra
Individët të cilët flenë më pak kanë tendencë të hasin probleme me zemrën. Kjo është parë edhe kur ora ndryshon:
Nqs ti qëndron 20 orë pa gjumë, konsiderohet që trupi jot është në të njëjtën gjendje sikur ke qënë i alkoolizuar.
Çfarë të bësh për të rregulluar gjumin
1. Cakto një rutinë gjumi dhe qëndro besnik. Fli dhe ngrehu në të njëjtën orë çdo ditë — ideale para orës 12, dhe të njëjtën orë edhe ditën e pushimit.
2. Konsumo ushqim 2 orë para se të flesh dhe mos konsumo yndyrna — të flesh me barkun plot prish cilësinë e gjumit.
3. Mos konsumo kafe pas orës 14:00 — kafeina duan 8 orë që të pastrohet nga trupi.
4. Mos përdor pajisje elektronike 1 orë para gjumit — drita e ekraneve gënjen trurin që është akoma ditë, duke shtyrë hormonin e gjumit.
5. Erreso dhomën 1 orë para gjumit — një ambient i errët jep sinjalin që erdhi koha për gjumë.
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE mund t'ju ndihmojmë me strategji dhe këshilla se si ju mund ta rregulloni gjumin tuaj. REGJISTROHU SOT!
DO MË SHUMË?
Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.
Regjistrohu Falas →