METODA BULLGARE: PROGRAMI STËRVITOR MË I VËSHTIRË I HISTORISË
Zbulo metodën stërvitore më të egër të historisë — si e krijoi Ivan Abadjiev dhe si bodybuilderët e adaptuan atë për rritje muskulore.
Hyrje
Kjo metodë lindi në 1970 në Bullgari — kohë kur sportistët bullgarë në peshëngritje dominonin në Kampionatet Botërore dhe Olimpike.
Ivan Abadjiev, trajneri i parë i ekipit ndërkombëtar, ndërtoi një metodë stërvitjeje të egër — aq djallëzore sa i vunë nofkën "Kasapi".Nën trajnimin e Ivan Abadjiev, peshëngritësit stërviteshin 2–6 herë në ditë dhe të gjitha seancat ishin me intensitet të lartë. Abadjiev nuk përqafonte periodizimin duke i lënë kohë sportistëve të çlodhen.
Filozofia e Abadjiev: "Nqs një miu do të ndiqeshe nga një ujk, do kishte mundësi të vrapontë me intensitet të ulët? Jo. Pra kur ja vlen të kthehesh në intensitet të ulët kur ke punuar me intensitet të lartë më parë?"
Karakteristikat e Metodës Bullgare
⚠️ KUJDES: Kjo është metodë për sportistë elitarë
1. Stërvitu 2–5 herë në ditë
2. Përdor pesha ekstreme gjithë kohën
3. Përqëndrohu në pjesë specifike të trupit
Si e përdori botëkuptimi bodybuilding
Komuniteti i Bodybuilderëve e përvetësoi shpejt këtë metodë, duke e gërshetuar me periodizimin dhe duke e aplikuar për 2–4 javë — si nxitje shpërthyese të muskujve në kohë të shkurtër.
Arnold Schwarzenegger shpjegon në "Edukimi i Bodybuilderit" si ka përdorur një variant të metodës Bullgare. Ai çdo mëngjes sa zgjohej kryente 10 sete me gira për deltoidin e pasëm.Ka edhe një faktor psikologjik: kur je duke përdorur pesha të rënda për një kohë të caktuar, ti fillon të ambientohesh me to dhe të del frika — mendon se kilogramët e ngritura mund të dyfishohen.
Si ta implementosh në programin tënd
Zgjidh muskulin që ke më shumë problem të rritësh (p.sh. supi mbrapa ose pulpat). Punoje ndërmjet seteve që ke në program.
Shembull: Nqs ke gjoks me 3 sete → ndërmjet këtyre seteve fut një ushtrim për supin. 1 set gjoks → 1 set për supin → dhe kështu me radhë.Gjithashtu mund ta punosh atë pjesë trupi në fillim të stërvitjes dhe pastaj të vazhdosh me programin normal.
Është e rëndësishme që pas 2 javësh pasi ke implementuar metodën Bullgare, të marrësh 1 javë pushim duke vazhduar normal me programin stërvitor.
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE — gjëja e parë që të jep kur hyn në palestër është programi stërvitor. Asnjë nga anëtarët tanë nuk qëndron pa program stërvitor. REGJISTROHU SOT NE PLANET FITNESS.
DO MË SHUMË?
Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.
Regjistrohu Falas →