CILA ËSHTË METODA MË E MIRË STËRVITORE?
Mëso pse nuk ka metodë "perfekte" stërvitore dhe si historia e fitnesit nga volumi te Heavy Duty tregon se varieteti është çelësi.
Hyrje
Gjatë dekadave të fundit kanë dalë libra nga autorë të ndryshëm që flasin për metoda të ndryshme stërvitore. Këto metoda reklamohen si më të mirat për të ndërtuar masë muskulore. Secila flet me zë të lartë që ajo është e duhura dhe të tjerat nuk funksionojnë.
Kjo ndodh sepse njerëzit janë të veçantë në llojin e tyre. Ajo çfarë funksionon për ty nuk funksionon për tjetrin.
Pse metodat stërvitore duhen parë me skepticizëm
Kur ti ndryshon program, sheh menjëherë rezultate gjatë 3 javët e para. Kjo ndodh sepse trupi kur merr stimuj të rinj, rritet më shumë.
Metodat kështu funksionojnë — ato janë të sukseshme jo sepse në thelb kanë diçka të veçantë, por sepse trupi është i ndërtuar në atë formë që për tu zhvilluar ka nevojë për varietete në stërvitje.
Historia e Metodave: Volumi vs Intensiteti
Në vitet 1970, bodybuilderët stërviteshin tradicionalisht me metodën voluminoze — 20–25 sete për vetëm një grup muskujsh. Kjo metodë u bë e njohur falë Arnoldit i cili e punonte gjoksin me stërvitjen voluminoze.
Kujdes — mos merr shembull Arnoldin për të rritur gjoksin tënd pa kontekst!
Gjithashtu në këto vite, filozofë dhe shkencëtarë të rinj nxorën metoda si "Detyrë e Rëndë" / Heavy Duty — plotësisht kontroversale për kohën. Kjo stërvitje konsistonte në intensitet: jo shumë sete, por vetëm 1 set deri në dështim.
"Detyrë e Rëndë" dha rezultate të shkëlqyera — jo sepse ishte e veçantë në vetvete, por sepse të gjithë në ato vite ishin mësuar vetëm me metodën voluminoze. Kur i hodhën në metodën me intensitet të lartë, trupi mori stimul të ri dhe u përshtat.
Metodat kryesore për rritje muskulore
Metodat e diskutuara në detaje:
Secila metodë ka artikullin e vet me shpjegim të plotë në Planet Fitness Korçë.
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. Të gjitha këto metoda janë sqaruar në artikujt e tjerë të palestrës. REGJISTROHU SOT NE PLANET FITNESS — palestra më e mirë në KORCE!
DO MË SHUMË?
Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.
Regjistrohu Falas →