PLANET FITNESSKorçë

PUSHIMI ËSHTË MË I RËNDËSISHËM SE STËRVITJA — MOS U STËRVIT 6 DITË NË JAVË

Zbulo pse 6 ditë palestër në javë mund të dëmtojnë rezultatin — si stresi fizik bllokon humbjen e dhjamit dhe pse ecja fiton.

Pse pushimi është më i rëndësishëm?

Palestra nuk është faktori kryesor për të rënë në peshë.

Shumë njerëz besojnë se stërvitja është çelësi, por e vërteta është më komplekse. Stërvitja është një formë stresi fizik — dhe për trupin, stresi është stres, pavarësisht nëse vjen nga palestra, nga puna apo nga emocionet.

Kur trupi është nën stres, prioriteti i tij kryesor bëhet të pastrojë atë stres. Vetëm kur trupi ndihet i qetë dhe i sigurt, ai është i gatshëm të bëjë gjëra si djegia e dhjamit apo tonifikimi.

Si e sheh trupi dhjamin

Dhjami për trupin është si një pasuri e çmuar — rezervë energjie për kohë të vështira. Sa herë që je i stresuar, trupi mendon:

"Jam në stres → mund të jem në rrezik → duhet të mbijetoj → ndalo çdo process jo-jetik (si humbja e dhjamit) → ruaj rezerva."

Nëse je në periudhë me stres të lartë nga puna, marrëdhëniet ose situata të tjera — dhe ndërkohë shton edhe stresin fizik nga stërvitja → trupi do refuzojë të humbasë peshë.


Renditja e saktë e prioriteteve

1. Gjumi — trupi rigjenerohet dhe pastron stresin kur fle mirë

2. Ushqimi — ndihmon balancimin hormonal dhe energjinë

3. Stërvitja — vjen e fundit dhe duhet zgjedhur me kujdes


Zgjidhja kur je nën stres kronik

Ecja

Stërvitje që mban rrahjet e zemrës nën 110–115 — ndihmon trupin të lëvizë pa u stresuar më tej.

Nëse je ulur gjithë ditën dhe pastaj bën 1 orë ushtrime intensive → nuk është zgjidhje.

Bëj 6.000–10.000 hapa në ditë. Dil për shëtitje të qetë, dëgjo muzikë, merr ajër — dhe lëre trupin të shplodhet.

Kjo qasje: gjumë i mirë + ushqim i pastër + ecje e përditshme do të sjellë rezultate më të mëdha sesa çdo orë e kaluar në palestër gjatë periudhës të stresit kronik.


Nëse do ndihmë

Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE ju ndihmon dhe ju këshillon të keni një program stërvitor të balancuar midis ngarkesës dhe pushimit. REGJISTROHU SOT.

DO MË SHUMË?

Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.

Regjistrohu Falas →

Artikuj të Ngjashëm