SA SHUMË AKTIVITET FIZIK ËSHTË I MJAFTUESHËM?
Zbulo pse sportistët elitarë nuk janë modeli i shëndetshëm dhe sa aktivitet fizik ka nevojë vërtet trupi ynë sipas evoluimit.
Sa shumë aktivitet fizik është i mjaftueshëm?
Shkroi: Johan Gongo Lidhja midis shëndetit dhe performancës është shumë e vogël.Thënë ndryshe: nëse ti vrapon 40 km, kjo nuk do të thotë që ke shëndet të mirë. Në fakt, vrapuesit e garave të gjata pas një farë moshe shfaqin probleme me zemrën.
Sportistët profesionistë janë gjithmonë nën vëzhgimin e parametrave shëndetësorë fizikë dhe psikologjikë. Kjo sepse ata e shtyjnë veten në limitin e kapacitetit fizik të njeriut — dhe kur trupi punon në kapacitet të plotë për shumë vite, është më afër rrezikut për dëmtim sesa trupi i dikujt që bën aktivitet fizik për shëndet.
Sa shumë aktivitet është e shëndetshme?
Kësaj pyetje është e vështirë t'i përgjigjesh saktë, por ka një rregull gishti:
Aktivitet fizik i shëndetshëm është aq sa kodi ynë gjenetik e ka të programuar.
Çfarë nënkupton kjo?
Gjatë miliona viteve evoluimi, trupi ynë u përshtat ndaj natyrës. Ne kishim nevojë të gjuanim pre — dhe ky aktivitet i detyruar na mbante gjallë dhe në lëvizje.
Kërkimi i ushqimit të detyronte të kishe një nivel fitnesi të caktuar. Me kalimin e kohës ky standard u ngulit në ADN tonë.
Por 100 vitet e fundit ne s'kemi shumë nevojë të lëvizim — çdo ushqim e kemi tek dera ose me një telefonatë. Kështu trupi jonë është dobësuar dukshëm.
Qëllimi minimal i shëndetshëm
Një përgjigje e mirë praktike:
Bëj aq aktivitet fizik sa të fitosh muskuj të aftë të përballojnë peshën e trupit tënd.
Kjo do të thotë: të bësh 1 pompë, të ngjitësh shkallë, të ngrihesh në hekur tek — pa vështirësi të madhe. Të kesh muskuj të fortë deri në atë pikë sa të kontrollojnë peshën e trupit gjatë jetës të përditshme të bën të shkathët dhe shmang vuajtje të pa nevojshme.
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE ju ndihmon me ambiente të posaçme vetëm për vajza dhe ambiente të përbashkëta. REGJISTROHU SOT.
DO MË SHUMË?
Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.
Regjistrohu Falas →