PLANET FITNESSKorçë

SI DEMBËLOSET METABOLIZMI: PSE SHTONI PESHË EDHE ME PAK USHQIM

Zbulo 3 strategjitë biologjike me të cilat trupi reziston humbjes së peshës — metabolizmi bazal, efikasiteti i tretjes dhe aktiviteti fizik.

Si dembëloset metabolizmi?

Një metabolizëm i ngadaltë është shkaku kryesor përse ti merr peshë. Ne do shpjegojmë strategjitë fiziologjike që trupi ndjek për të mos rënë në peshë.

Kur ti provon të dobësohesh, dije që je duke punuar kundër interesave biologjike të trupit — dhe ai do ndjekë disa strategji për të të ndaluar.


Çfarë ndodh kur hyni në dietë

Pasi të hyn në dietë, pesha bie — dhe gradualisht rezultati bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kjo ndodh sepse trupi ul metabolizmin bazë të tij.

Metabolizmi bazal = energjia që djeg trupi çdo ditë për të mbajtur funksionet fiziologjike (zemra, organet, sistemi nervor). Ky quhet "bazal" sepse kaloritë për këto procese furnizohen me çdo kusht.

Shembull praktik

Një individ ka:

  • Metabolizëm bazal: 1500 kalori
  • Aktivitet ditor: +300 kalori
  • Total: 1800 kalori (sasia e nevojshme për të ruajtur peshën)
  • Kur ky person futet në dietë → trupi përshtatet → ul metabolizmin nga 1500 në 1200 kalori. Tani humbja e peshës bëhet gjithnjë e më e vështirë.


    Tre strategjitë e trupit për të rezistuar dietës

    1. Ulja e metabolizmit bazal

    Trupi djeg më pak energji për të njëjtat procese. Gradualisht, edhe nëse hash pak, kaloritë e marra mbulojnë nevojën.

    2. Rritja e efikasitetit të përthithjes

    Zakonisht trupi "harxhon" kalori për të tretur ushqimin:

  • Para dietës: 50 kalori për të përpunuar drekën
  • Pas disa javësh dietë: vetëm 25 kalori për të njëjtën punë
  • Rezultat: 25 kalori shtesë mbeten si rezervë.

    3. Aktiviteti fizik djeg më pak

    Pas një periudhe dietë, i njëjti aktivitet fillon të djegë më pak kalori se para dietës.

    Shembull: 10.000 hapa para dietës digjte 350 kalori → pas 2 muaj dietë → i njëjti aktivitet djeg vetëm ~250 kalori.


    Si ta kundërveprojmë?

  • Mos mbaj dieta shumë të gjata pa ndryshim
  • Alternoni periudha deficiti me periudha normale (refeed days)
  • Ndërtoni masë muskulore — muskujt rritin metabolizmin bazal
  • Mos hidhni në minimum aktivitetin fizik jashtë palestrës

  • Nëse do ndihmë

    Na shkruaj në WhatsApp ose regjistrohu në PLANET FITNESS KORÇË. Ne jemi vazhdimisht në dispozicionin tënd. Regjistrohu sot!

    DO MË SHUMË?

    Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.

    Regjistrohu Falas →

    Artikuj të Ngjashëm