PLANET FITNESSKorçë

VAJI I PESHKUT: PSE ËSHTË I DOMOSDOSHËM PËR DOBËSIM DHE STRES

Zbulo lidhjen midis Omega-3 dhe stresit kronik, raportin e rëndësishëm Omega-3 vs Omega-6 dhe si të zgjedhësh suplementin e duhur.

Si të përdorim vajin e peshkut për t'u dobësuar dhe për të ulur stresin

Çfarë është stresi dhe fiziologjia pas tij?

Stresi është i lidhur drejtpërdrejt me dobësimin. Nëse stresi është i lartë, trupi e ka të vështirë të dobësohet — sepse trupi e vë këtë si prioritet të dytë.

Stresi manifestohet në disa forma:

  • Stres fizik — stërvitje intensive
  • Stres psikologjik — situata sociale, pune, familjare
  • Sa herë që stresi manifestohet, trupi harxhon energji për ta përballuar atë. Trupi mendon që stresi rrezikon jetën — dhe sigurimi i jetesës vjen gjithmonë i pari.

    Nëse ti i kërkon trupit të dobësohet ndërkohë që ai është nën stres kronik, kjo vendoset automatikisht në radhë të dytë. Kështu që — nqs dëshiron të biesh në peshë, duhet të reduktosh stresin.


    Si ndikon Omega-3 në stres dhe dobësim?

    Vaji i peshkut (Omega-3) luan një rol qetësues për organizmin:

  • Ul nivelin e stresit në trup
  • Hap venat e gjakut për të lehtësuar qarkullimin
  • Ul dhimbjet dhe inflamacionin e shkaktuar nga stresi

  • Omega-3 vs Omega-6: Raporti i rëndësishëm

    Omega-3 është anti-inflamator — ndërsa Omega-6 është inflamator (jo domosdoshmërisht i keq — ai ndihmon të "mbrojë" zonat e dëmtuara duke rritur dhimbjen si sinjal mbrojtës).

    Raporti ideal: Omega-3 : Omega-6 = 1:1 Raporti aktual në shoqërinë moderne: 1:20 në favor të Omega-6

    Kjo do të thotë se ne kemi shumë më tepër inflamacion se anti-inflamacion në organizëm. Para revolucionit industrial raporti ishte 1:1 — burimet ushqimore ishin të pasura dhe peshku ishte i pranishëm rregullisht në dietë.

    Sot ushqimet e përpunuara dhe mungesa e peshkut e kanë çuar këtë raport shumë larg ekuilibrit.


    Si të zgjedhësh vajin e duhur të peshkut

    Kujdes: Merr vetëm Omega-3 të pastër — jo Omega 3+6+9. Ne kemi tashmë Omega-6 të tepërt në trup.

    Dy komponentët kryesorë të Omega-3 që duhen parë:

  • EPA — anti-inflamator, ndikon në humor dhe stres
  • DHA — rëndësi për trurin dhe sytë
  • Referenca: produktet mesatare të vajit të peshkut kanë 250–400mg EPA+DHA. Produktet cilësore kanë mbi 700mg EPA+DHA.

    A duhet ta marrim si suplement?

    Ideale do ishte 3 herë në javë peshk i freskët nga ujëra të ftohta (salmon, merluc, sardele, ton). Por kjo bëhet e pamundur për shumicën për arsye ekonomike dhe fleksibiliteti.

    Në këtë rast, suplementi Omega-3 është zgjidhja e arsyeshme.

    Omega-3 është suplementi më i përdorur në botë — pa asnjë efekt anësor të dokumentuar. Nëse do të sygjeroja vetëm 1 suplement, do ishte pikërisht ky.


    Nëse do ndihmë

    Na shkruaj në WhatsApp ose regjistrohu në PLANET FITNESS KORÇË. Ne jemi vazhdimisht në dispozicionin tënd. Regjistrohu sot!

    DO MË SHUMË?

    Regjistrohu falas dhe accesso programet, libraria e ushtrimeve dhe body composition tracking.

    Regjistrohu Falas →

    Artikuj të Ngjashëm